Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka uruar Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit është zgjedhur presidente e Kosovës, ku mori 71 vota nga deputetët në raundin e tretë të votimit në Kuvend.
Maloku në llogarinë e saj ka shkruar se kur flasim për rolin e LDK-së, ai është ekzistencial për shtetin e Kosovës.
Ja shkrimi i saj:
5 vjet pas; më vjen shumë mirë që pushtetarët e sotshëm e opozitarët e atëhershëm, po e cilësojnë obligim kushtetues - qëndrimin në sallë gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit. Dicka që dje ishte tradhëti kombëtare, sot, është obligim kushtetues. Bravo bre! Të paktën, pas 5 vjetësh e keni lexuar edhe vendimin e Kushtetueses.
E kur flasim për rolin e LDK-së, ai është ekzistencial për shtetin e Kosovës. Pikë.
Urime zonja Presidente!