Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar zgjedhjen e Presidentës së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook është shprehur se zgjedhja e Presidentës e vendit, shënon përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe demokratike, njëkohësisht znj.Osmani, Presidentës së Republikës së Kosovës, ka uruar suksese,të arritura dhe përparim në të gjitha fushat si në planin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“E nderuara Presidente, znj.Vjosa Osmani!
Zgjedhja e juaj Presidente e vendit, shënon përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe demokratike, me këtë rast, ju shpreh urimet më të sinqerta duke ju dëshiruar që mandati juaj presidencial të jetë i mbushur me të arritura, suksese dhe përparim në të gjitha fushat si në planin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë.
Urime dhe suksese!
Xhafer Gashi”