Vjosa Osmani sot ka marrë votat e nevojshme për postin e presidentes, shkruan “Bota sot”.
Ajo sot është votuar me 71 vota në rundin e tretë, duke marrë kështu pozitën e të parës së shtetit.
Votë nuk mori nga tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj.
Mirëpo, është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, që përveç se ka uruar të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, kësaj të fundit i ka ofruar edhe mbështetje të madhe.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar se do të jetë pas Vjosa Osmanit në çdo moment, dhe se e respekton vullnetin e qytetarëve.
Ja shkrimi i tij:
Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje.
Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur.
Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve!
Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!