Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në facebok ka njoftuar që pas gjuhës që ka përdorur deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati do të organizohet një protestë për t'u përjashtuar nga UP.
Gjinovci shprehet që në konsultim me aktivistët vendosëm që nesër nga ora 11:00, , në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike për ta larguar nga Universiteti ku aktualisht është Kastrati profesor.
Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit, shkruan më tej Gjinovci.
Postimi i plotë
NJOFTIM
Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit.
#papaArdian
#seksistatJashteUP-se