Deputeti nga lista “Guxo”, Burim Karameta i është gëzuar zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente.
Ai postoi një fotografi krahas presidentes, ku tha se sot është ditë e bardhë për Kosovën.
“Presidente, ditë e bardhë për Kosovën“, shkroi Karameta.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente e vendit me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, pas raundit të tretë.
