Pas kalimit në VV të deputetes Adelina Grainca, ka reaguar Xhabir Zharku, i njohur për publikun për arratisjen e tij në Suedi.
"A duhej që lideri i PDK-së, të mirret me shkarkimin e anëtares së PDK-së Adelina Grainca, e cila e ka braktisur partinë për llogari personale, apo do duhej të merret partia me ata që e kanë propozuar këtë zonjushë, pa ndonjë aktivitet politik që lënë për të shpresuar se kandidatja ka qëndrim politik të shëndosh për partinë në emrin e së cilës garon.
Partia Demokratike, duhet të kërkojë përgjegjësi nga ata që e kanë kandiduar dhe e kanë avancuar deri në deputete, si dhe t'i japin llogari anëtarëve dhe simpantizantëve të PDK-së, pasi që PDK ka shumë aktivistë më të dalluar në Ferizaj që kanë merituar ta përfaqësojnë jo vetëm Ferizajin", ka shkruar Zharku në Facebook.
"Ju të Kryesisë qendrore dhe lokale “kthjellnu” se ajo vetëm pazaret e veta ka bërë, ku është vigjilenca juaj, apo.....", ka shkruar ai.