Çun Lajçi uron Vjosa Osmanin: U nguta me shkrua kur filloi pandemia e kur Albini me Vjosën erdhën n'pushtet, se tutesha po vdes

Aktuale

Çun Lajçi uron Vjosa Osmanin: U nguta me shkrua kur filloi pandemia e kur Albini me Vjosën erdhën n'pushtet, se tutesha po vdes

Nga: H.O. Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:54
Artisti dhe shkrimtari Çun Lajçi

Artisti dhe shkrimtari Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin. Në këtë postim, ai shkruan se shumë herë është akuzuar se është i njëanshë, e pastaj edhe i shumë anshëmë.

Mirëpo, Çun Lajçi thotë se asnjëherë nuk iu kthej përgjigje këtyre akuzave.

Ai shkruan se ‘Erdhi Vjosa, për t'cilën shkrova n'romanin tim, si shpresën e t'resë për atdheun e vujtun e t'përvujtun’.

“Unë tash po i përmbylli shkrimet-anime( që s'ishin kurrë) për veprimet e Albinit e Vjosës me urimin:  - Ti moj bijë, qofsh e bardha e Kosovës! Fjala e drejt që shkon të Zoti e Amerika e kthehet n'zemrat tona.  - Urime zonja Presidente Vjosa Osmani”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Urime Amerikë e Kosovë!

 

Urime Kosovë e Vjosë

   M'that i nji anshëm. Pastaj i shumë anshëm. Sakicë m'that që s'prenë kurkund e artist që hundët i futë n'politikë e s'din gja pos me recitua!

   M'that edhe qen e matuf e m'dhatë me hangër bagla çdo ditë!

  Qesha jo me juve (se thashë idhnohet Zoti për krijesat e gabueme) po me vetëvetën!

  M'that i rreshtuemi politik i dreqit, njeri që i shkon secilit mbrapa, e secilin e kritikon e secilit i thurë lavde për nji asht!

  Njeri me fytyrë e pa fytyrë, kameleonon me ngjyra.

  Çka s'that e t'gjitha i durova, se s'deshta me i koritë dhuntitë që m'i dha perendia!

  Heshta, veç kur u ba boll, nisa me pre me fjalën time t'preht!

  Dhe ja, sonte në ditën e Pashkëve e t'ringjalljes së Krishtit, m'u ringjall shpresa për nji t'ardhme ndryshe për djalin tim e nipat tuej e mbesat!

   Për mua gjithçka asht vonë, po jo edhe për librin e kangën n'tel lahute, për t'kaluemen e lavdishme t'popullit që s'vdes kurrë!

   S'me kujtohet sa herë,(se ishin me mija shamje), pse shkrova për brezin e luftës, për "komandantat" pa ushtri, se n'paqe ushtria rrin n'kazerma. M'linçuet tue m'thanë po shkruen për hajna, për vrasës për kriminela! E unë shkrova për luftëtarin e lirisë!

   Heshta kur u binda se keni të drejt, e fillova me shkrua t'vërtetën e tyne, por prap u shava!

   Edhe djepin që m'rriti ma flliqet, kur shkrova për rrezën e së nesërmes, për gjeneratën e s'ardhmes. Për nji vajzë e nji djalë.

   Paloje matufi plak se ti po don bolshevizëm, komunizëm, monizëm, autokraci!

   Unë shpërtheva: Ju jeni bastardët e kopilanat e atdheut, e m'doli nga shpirti romani "Bastardët" e " Kopilani"!

   U nguta me shkrua kur filloi pandemia e kur Albini me Vjosën erdhën n'pushtet, se tutesha po vdes, e me mbetet peng fjala e drejt.

   Dhe gurgulluen përrojet!

   Erdhi Vjosa, për t'cilën shkrova n'romanin tim, si shpresën e t'resë për atdheun e vujtun e t'përvujtun!

   Erdhi rrezja që do t'i ngrohë zemrat e shqiptarve me fjalën mehlem, që do t'i bashkoi edhe grejzat e Fishtës, e fjalën e tjerrune hollë për Dardaninë, do ta endë Kencelarive t'Evropës, qe ta dinë se s'jemi hajna, po shtetformues e flakë e kuqe për anmikun!

   Unë tash po i përmbylli shkrimet-anime( që s'ishin kurrë) për veprimet e Albinit e Vjosës me urimin:

  - Ti moj bijë, qofsh e bardha e Kosovës! Fjala e drejt që shkon të Zoti e Amerika e kthehet n'zemrat tona.

  - Urime zonja Presidente Vjosa Osmani.

Urime Amerikë e Kosovë!

Çuni,

(që po i thonë qeni me vathin e verdhë n'vesh!)

Ani, se i dua qentë.

04.04.2021

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat