E bija u bë presidente, flet për herë të parë nëna e Vjosa Osmanit

Aktuale

E bija u bë presidente, flet për herë të parë nëna e Vjosa Osmanit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:02
Nëna e Vjosa Osmanit

Nëna e Vjosa Osmanit ka folur për herë të parë pasi vajza e saj u bë gruaja e dytë që u emërua presidente e Republikës së Kosovës.

Nëna e presidentes së Kosovës ka thënë  që si çdo familje kanë qenë në stres gjatë seancës, por në fund e kanë ditur se e njëjta do të fitojë.

“Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë”, ka thënë ajo.

E njëjta ka treguar se si e kanë uruar vajzën e tyre dhe me kë e kanë përcjellë seancën.

“Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat