Zyrtari i LDK-së dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar qytetarët për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë shtetformimi është rrugëtim dhe nuk është destinacion.
Sipas tij, Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e institucioneve.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Urime zgjedhja e Presidentes znj. Vjosa Osmani!
Shtetformimi është rrugëtim, nuk është destinacion.
Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e të gjitha Institucioneve dhe uroj që të frymoj edhe përgjegjësia institucionale ndaj interesave qytetarë.
Ndërtimi institucioneve është detyrë e çdo qytetari, partie po se po.
Mbi të gjitha është Republika jonë.