Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për procesin e djeshëm të zgjidhjes së Presidentes Vjosa Osmani.
Tahiri thotë se, pas kompletimit të institucioneve, skena politike mbeti shumë e polarizuar.
Sipas saj, një pjesë e madhe e opozitës doli kundër dhe tash i takon pushtetit që të gjejë rrugët e bashkëpunimit.
Ajo thekson se, po të mos bënte kompromis një pjesë e opozitës nuk do të kishte rezultate.
Postimi i plotë:
Duke mos hyrë në gjëra që i ngjanin pazareve dje, dëshiroj të theksoj se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti shumë e polarizuar.
Opozita në pjesën më të madhe doli kundër. I takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën sepse temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës.
U pa edhe dje, se po të mos bënte kompromis një pjesë e opozitës nuk do kishte rezultate.