Drejtuesi i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, paralajmëron se nëse deri të premten nuk merren masa do të fillojnë grevë e do të bllokojnë rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është mbajtur protestë për shkarkimin e profesorit të këtij Universiteti, Ardian Kastrati. Protesta ka zgjatur pak e kjo ka ndodhur për shkak të situatës me pandeminë, kanë njoftuar organizatorët.
“Rektorati duhet më pa a u kanë esëll apo nën ndikimin e ndonjë substance profesori Kastrati, që ka shkruar ashtu.
Nëse deri të premten Ministrja se shkarkon Këshillin Drejtues që u dashtë me miratu dokumentin ku mbrohen nga ngacmimet seksuale në UP ne do të hyjmë në grevë dhe do të bllokojmë rektoratin”.