Tahiri kundër mbylljes totale: Mos e bankrotoni shtetin

Aktuale

Tahiri kundër mbylljes totale: Mos e bankrotoni shtetin

Më: 5 prill 2021 Në ora: 12:54
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj mbylljes totale që mund të bëhet në thirrje për kujdes nga COVID-19.

Tahiri tha se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.

Në një postim në Facebook, ai tha se çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, odat ekonomike dhe aktertët tjerë e kthan Kosovën një hap mbrapa.

‘Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!’, shkroi Tahiri.

Postimi i plotë:

“Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa. Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat