Aleksandër Vuçiqit i vjen ‘goditja’ nga Amerika: Albin Kurti ka të drejtë, Serbia duhet ta pranojë këtë gjë

Aktuale

Aleksandër Vuçiqit i vjen ‘goditja’ nga Amerika: Albin Kurti ka të drejtë, Serbia duhet ta pranojë këtë gjë

Nga: A.Morina Më: 5 prill 2021 Në ora: 16:11
Alon Ben-Meir

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka mbështetur politikat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin për dialogun Kosovë-Serbi.

Ben Meir u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta mbështesin Kurti në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, krimet e pazbuluara të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës e bëjnë të pamundur normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, përcjell “Bota sot”.

“Pavarësisht se sa i dëshirueshëm është normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, krimet e pazbuluara të Serbisë ndaj kosovarëve gjatë luftës e bën të pamundur normalizimin e marrëdhënieve me të vërtetë nëse Serbia nuk pranon publikisht dhe pa mëdyshje për krimet e luftës që ka kryer”, shkroi eksperti amerikan në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

BE dhe SHBA duhet të mbështesin qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës Kurti në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë. Pajtohem me vërejtjen e Kurtit se të dy vendet nuk mund të ulen në tryezën e negociatave, duke harruar historinë.

Është shumë e rëndësishme, siç e thashë tashmë në artikullin tim të fundit që Serbia duhet të pranojë krimet e kryera në Kosovë dhe qeveria e saj duhet të distancohet prej tyre ashtu si bëri Gjermania nga krimet e saj të tmerrshme kundër njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore. Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezën e dialogut si të barabartë.

Pavarësisht se sa i dëshirueshëm është normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, krimet e pazbuluara të Serbisë ndaj kosovarëve gjatë luftës e bën të pamundur normalizimin e marrëdhënieve me të vërtetë nëse Serbia nuk pranon publikisht dhe pa mëdyshje për krimet e luftës që ka kryer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat