Ish zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Tahiri ka reaguar pas masave të reja anticovid, që mori Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.
Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka aloduar se parat që kanë kosovarët do të shpenzohen në qendrat tregtare të Shkupit si dhe në plazhet e e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Shkrimi i plot i besnik Tahirit :
“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez.
Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë!