Vitia flet për variantin e ri të Covid-19, thotë se po sulmon moshat e reja

Aktuale

Vitia flet për variantin e ri të Covid-19, thotë se po sulmon moshat e reja

Më: 5 prill 2021 Në ora: 16:35
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se masat e reja kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 janë marrë si pasojë e rasteve të reja me variantin e ri të këtij virusi, i njohur si varianti britanik.

Sipas tij shqetësim është parë që ky variant sulmon më shumë moshat e reja, derisa ka treguar si është bërë testimi për këtë variant.

“Mostrat janë marrë në secilën komunë në mënyrë të rastësishme. Nga 147 mostra doli ajo që 97% e mostrave kanë dalë pozitiv me variantin britanik. Kjo e ndryshon situatën sepse ky variant është më shpërndarë. Problem është se sulmon më shumë të rinjtë dhe të reja. KJo ka shkaktuar nevojën e marrjes së masave sa më shpejt”, tha ai.

Ai ka thënë se gjendja në spitale është e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat