Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, mësimi në institucionet Universitare do të mbahet tërësisht në formë online që nga data 6 deri më 18 prill.
Në vendimin për masat e reja kundër COVID-19, është vendosur gjithashtu që të pezullohen konviktet dhe menza e studentëve, vendim për të cilin Parlamenti Studentor është kategorikisht kundër.
Parlamenti Studentor është kundër mbylljes së konvikteve, sepse ne konsiderojmë se qëndrimi i vetëm një studenti në dhomë nuk sjellë rrezikshmëri të madhe, ndërkaq studentët mund të ushqehen me opsionin MERR ME VETE (takeaway).
Duke e pasur parasysh edhe përvojat jo të mira nga viti i kaluar, ne konsiderojmë që mbyllja e konvikteve nuk është e nevojshme.
Institucionet përgjegjëse nuk janë konsultuar fare me përfaqësuesit e studentëve dhe Qendrën e Studentëve, gjë që do të duhej bërë për të marrur vendime të tilla.