Nga PDK-ja kanë katër pyetje për kryeministrin Kurti

Aktuale

Nga PDK-ja kanë katër pyetje për kryeministrin Kurti

Nga: D.RR Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:19
PDK

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, në një postim në Facebook ka kritikuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, për organizimet që kishte bërë pas lënies së mandatit të tij të parë.

Bytyçi ka krtikuar edhe vendimin e qeverisë për mbylljen e disa sektorëve të ekonomisë ditëve të radhës, teksa thotë se nuk do të ketë mbështetje për ato biznese.

Ai tutje ka shtruar katër pyetje për kryeministrin Kurti, ndër to edhe një për vaksinat.

Postimi i plotë:

Ky në foto është ministri aktual i shëndetësisë, duke mbajtur fjalim para mijëra qytetarëve të cilët i kishte mbledhur partia e tij në sheshin “Skënderbeu”, madje në kulmin e pandemisë.

Ministri Vitia për të organizuar këtë meting i kishte larguar kufizimet e karantinës. Jo më larg se një muaj më vonë, rastet e vdekjes dhe të të infektuarve ishin rritur. I njëjti ministër pasi i fituan zgjedhjet po i vendos sërish kufizimet. Edhe këtu, kam dëshirë të kuptohem drejtë. Unë jam për masa urgjente, por për masa të duhura.

Ekonomia jonë është në greminë edhe këtu ka po aq faj Qeveria Kurti 1, e cila e gjunjëzoi sektorin privat duke e mbyllur atë pa ju ofruar mbështetjen e duhur financiare. Vetë Albin Kurti si kryeministër e kishte dështuar zbatimin e planit emergjent financiar. Edhe a e dini pse, sepse njëjtë sikur Arben Vitia, preokupimi i tyre ka qenë protesta e jo interesi i vendi.

Unë i kam katër pyetje për Albin Kurtin:

1. Sa para dhe kur do t’i marrin ato sektori privat?

2. Mësimi online ka dështuar me zbatim edhe nga Qeveria Kurti 1, cila është alternativa?

3. Cila është strategjia për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, edhe kur mund t'i presim dozat tjera? E këtu nuk e kam fjalën për lëmoshën nga vendet mike, por vaksinat që duhet t'i blejmë vet.

4. Cili është plani i administrimit të vaksinimit, a do të kategorizohen qytetarët në bazë të rrezikut, apo do të shohim prapë politikanë që e marrin vaksinën pa prioritet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat