Prindërit dhe familjarët ndihen krenarë që Vjosa Osmani u bë presidente. Babai i Vjosa Osmanit tha se kishte emocione të përziera derisa e bija e tij po votohej për të parën e shtetit.
Telefonatat dhe urimet nuk po i ndalen.
E dikujt nuk i mjaftoi telefonata, erdhi edhe ta takojë Raif Osmanin, babin e Presidentes së Kosovës.
Që nga e diela, Raifi po pranon vetëm urime pasi vajza e tij u zgjodh e para e shtetit.
Si çdo prind tjetër edhe Raif Osmani është i lumtur për arritjet e vajzës së tij në politikë.
Në një bisedë, Raifi pensionist tregon për emocionet që patën ditën kur po votohej në Kuvend.