Universiteti i Pittsbrughit – Shkolla e Ligjit ka reaguar pasi Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës.
Osmani kishte bërë master dhe doktoruar në këtë universitet.
“Është zyrtare. Studentja e ‘Pitt Law’, Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës. Vjosa ishte ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës që nga nëntori i kaluar”, kështu kanë shkruar Universiteti i njohur.
Vjosa Osmani në seancën e së dielës u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota për.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/06/auto_Capture1617662839.jpg)