Deputetja nga radhët tashmë të VV-së, Adelina Grainca përmes një postimi në facebok ka reaguar përsëri në lidhje me kalimin e saj të fundit në VV.
Grainca shpreh mirënjohje për të gjithë mesazhet dhe mbështetjet që mori nga elektorati I saj, përcjell “Bota sot”.
Ajo u shpreh që mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatjen e jetës së pandemisë dhe për këtë arsyje unë votova pa hezitim
Postimi i plotë
Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë.
Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim.
Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse!
#KrejtDheDrejt