Zëvendësministri i Financave, Qazim Rrahmani është dorëhequr nga detyra e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vet Rrahmani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi është që subjekti i tij politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim e ka parë të arsyeshme që Rrahmani të jep kontribut në një pozitë tjetër politike.
Qazim Rrahmani, është dënuar për keqpërdorime me paratë e buxhetit të Kosovës.
Rrahmani në tetorin e vitit 2018 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi kjo e fundit kishte vërtetuar se gjatë kohës sa Rrahmani ishte zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kishte keqpërdorur pozitën e tij, duke përfituar financiarisht.
Prokuroria e ka akuzuar Rrahmanin, se ai, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, kishte nxjerrë shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
NJOFTIM
Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti lirimin nga detyra e zv.Ministërit të FPT-së.
Arsyja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozit tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së.
ju falenderoj pêr mirëkuptim.