Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur sot se kur do të vaksinohet për t’u mborjtur nga COVID-19.
Osmani ka thënë se do të vaksinohet “kur t’i vijë radha”.
“Është shumë e rëndësishme që përkundër faktit që ka filluar ky proces ne të vazhdojmë t’i respektojmë të gjitha masat, të mbajmë maskën, distancën, higjienën, të cilat janë masat më të mira për ta na mbrojtur në këtë pandemi, deri në momentin kur secili qytetar i jonë të vaksinohet u informova me regjistrimin e qytetareve dhe dua t’i inkurajojë secilin gjithsecilin që sa më parë që të jetë i mundur që ta kryejnë procesin e vaksinimit sepse kapacitet edhe këtu në 1 tetori edhe në qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë, ekzistojnë kapacitetet për ta bërë këtë proces.
Dhe ata ta marrin këtë vaksinën në mënyrë që ta kenë mbrojtjen. Për fakt të keq numri i vdekjeve dhe infektimeve është i madh sepse siç po e shihni kjo vala e tretë ka përfshirë gjithë Evropën por edhe më gjerë prandaj duhet një proces shumë më i madh nga gjithsecili prej nesh që në radhë të parë ta mbrojmë e vetën ne radhë të parë të mbrojmë njëri tjetrin pra ti respektojmë.”, tha Osmani.