Ish kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Liri Loshi, ka ironizuar me deputetin e PDK-së, Ardian Kastratin, me disa vargje të Naim Frashërit.
Loshi ka publikuar një foto të Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, që të tre bashkë, teksa duke aluduar në Kastratin, i është "kundërpërgjigjur" atij.
"Kosovë o vend i bekuar. Me tre pëllumba të shkruar", ka shkruar ndër tjera Loshi.
Postimi i tij:
Gjithmonë më ka pëlqyer Naim Frashëri. Sidmos dy vargjet “e tij”sot me sollën lotë në sy. Jo lotë inati si atë profesorin, por lotë gëzimi:
“Kosovë o vend i bekuar
Me tre pëllumba të shkruar!”