Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, bashkë me Lulëzim Ramen dhe Sylejman Rrahmanin, kanë vizituar sot kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Sumën.
Ata i kanë dorëzuar Sumës donacionin e dërguar nga familja Fetinci për personat me nevoja të veçanta.
Rrahmani ka falenderuar kryetarin Suma dhe drejtoreshen Imshiti për mikëpritje.
Postimi i tij:
Sot, vizituam Kryetarin e Hanit te Elezit z. Rufki Suma, ku diskutuam per shumë çështje me interes publik si ne nivelin lokal ashtu edhe ate qëndror. Poashtu së bashku me Lulëzim Ramen dhe Sylejman Rrahmanin, Drejtoris se Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i dorëzuam donacionin e dërguar nga familja Fetinci per personat me nevoja te veçanta. Falenderojmë Kryetarin Rufki Suma dhe Drejtoreshën Medina Imshiti per mikpritjen.