Secili zyrtar që u rehatua ndonjëherë në punë të shtetit do të hetohet.
Nga ta do të kërkohet të dëshmojnë që krejt të mirat materiale e pasurinë i kanë bërë me meritë, dhe në përputhje me pagat që kanë pasur, në të kundërt pasuria do t’u konfiskohet.
Koncepti i ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme u dërgua këtë të marte edhe në qeveri, për t’i lënë hapësirë punimeve në finalizimin e ligjit.
Por kush mund t’i nisë hetimet për zyrtarët, cilat janë idetë kryesore deri tani dhe a do të ketë efekt retroaktiv, kronika më poshtë sqaron bazat me të cilat mendohet të formulohet ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.