Brenda 48 orëve, dy punëtorë të ndërtimtarisë në Kosovë, kanë rënë nga lartësia në vendin e tyre të punës, ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.
Për këtë ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj.
Ai ka pyetur se kush jep përgjegjësi për jetët e humbura, teksa ka theksuar se sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi për punëtorët e Kosovës.
Postim i tij:
Para dy ditësh një punëtor vdiq, pasi ra nga lartësia e një objekti në “Veternik” të Prishtinës. Sot një tjetër punëtor ra nga një ndërtesë në lagjen "Arbëria", duke pësuar lëndime të rënda. Sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi për punëtorët në Kosovë, ndërkohë që ka mungesë të madhe inspektorësh që do t'i mbikëqyrnin kushtet e punës. A jep kush përgjegjësi për jetët e humbura?