Nikola Sandulovic, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë i uron znj.Vjosa Osmani postin e Presidentes së Republikës të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.
Kurti thotë se ai është i vetmi politikan serb që ka qasje ndryshe nga regjimi i Vuçiqit dhe politikani i vetëm që ka njohur Kosovën si shtet që moti.
Postimi i plotë:
Z. Nikola Sandulovic, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë i uron znj.Vjosa Osmani postin e Presidentes së Republikës të Kosovës!
I vetmi politikan serb që jo vetëm ka një qasje krejt ndryshe nga regjimi aktual i Vuçiçit por edhe i vetmi politikan i Serbisë që prej vitesh ka njohur Kosovën si Republikë dhe disa herë ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë.
Bashkëpunimi i Republikanëve të Kosovës dhe Serbisë është modeli se si duhet ndërtuar partneriteti në të ardhmen por jo pa njohur dhe kërkuar falje për krimet e së kaluarës.