Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth qeverisë së re dhe bashkëpunimit Kurti-Osmani.
Ai tha se tani kryeministri e ka nën kontroll çdo institucion të vendit, duke qenë se siç u shpreh, tre pozitat kryesore të drejtimit të shtetit udhëhiqen nga partia e tij, Vetëvendosje.
Ai i ka quajtur "tugjarë politikë të pastër" Kurtin dhe Osmanin
“Janë tejkaluar shumë parashikime të mia për të dytë, si për Kurtin ashtu edhe për Osmanin. Këta nuk po dallojnë prej atyre tugjarëve politikë në të kaluarën, fare, janë tugjarë politikë të pastër”, ka thënë ai në Rubikon, përcjellë "Bota sot".