Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar katër zëvendësministra.
Në mesin e tyre është edhe Imri Demelezi.
Ai do të jetë zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Pasi, këtij emërimi Demelezi ka thënë se është hera e dytë që do ta mbajë këtë pozitë.
“Është nder dhe përgjegjësi që në Qeverinë Kurti II të vazhdojmë me punë të mira për fermerët, vendin dhe të ardhmen e profesionistëve të sektorit”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, sot nga kryeministri Albin Kurti më është besuar përsëri posti i zëvendës ministrit të MBPZHR. Është nder dhe përgjegjësi që në Qeverinë Kurti II të vazhdojmë me punë të mira për fermerët, vendin dhe të ardhmen e profesionistëve të sektorit. Me punë të drejtë e të ndershme për të ardhmen e ndritur të vendit.
Ju faleminderit çdo përkrahësi nga vendi e mërgata për besimin e dhënë.