Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Vjosa Osmanin pasi u zgjodh Presidente e Kosovës.
Abdixhiku është parë në sallën e Kuvendit duke u uruar publikisht Osmanin, në ditën kur kjo e fundit u bë edhe zyrtarisht presidente e Kosovës.
E, këtë moment të rrallë e ka ndarë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në profilin e saj në Facebook.
Kjo foto ku shihet Osmani me Abdixhikun është komentuar shumë edhe nga qytetarët e vendit, përcjell “Bota sot”.
“Lumiri një patriot i vërtetë. Urime, ju të rinjtë jeni shtyllë e zhvillimeve në Kosovë pa inate dhe xhelozi. Respekt për Lumirin u kallxu burrë. Hiq s’kam pritur që ka me reagu kështu po mundem me thanë respekt”, shkruajnë qytetarët në profilin e presidentes Osmani.
Ja disa nga komentet:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/07/auto_11617784444.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/07/auto_21617784444.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/07/auto_31617784446.jpg)