Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është infektuar me virusin Covid-19.
Në ndërkohë KQZ-ja po mban mbledhjen e radhës, ku në vend të Dakës është Cemajl Kurtisi.
Në këtë mbledhje pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit.
Vendin e Osmanit në Kuvendit e Kosovës pritet ta zë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtrit ka arritur të sigurojë 5 mijë e 921 vota.