​Yllza Hoti zë vendin e Osmanit në Kuvend

Aktuale

​Yllza Hoti zë vendin e Osmanit në Kuvend

Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:03
​Yllza Hoti

Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidnete, vendin e saj do ta zë ​Yllza Hoti.

Kështu bëri të ditur KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin për zëvendësimin e Vjosa Osmanit, deputete të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vend të Osmanit, ulësen në Parlamentin e Kosovës do e zë Yllza Hoti, kandidatja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje, me 5,929 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat