Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin Albin Kurtin.
Në këtë takim, pjesëmarrës ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se koordinimi ndër-institucional për çështje në interes të vendit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm.
“Menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, koordinimi në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes, ishin vetëm disa nga temat në takimin tonë të parë për bashkërendim institucional me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e dikastereve përkatëse”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/07/850x636_170560296_295108101973736_58942293050405189_n1617802321.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/07/auto_170077675_295108115307068_1301065300922446531_n1617802325.jpg)