Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, përmes një postimi në Facebook ka reaguar përsëri në lidhje me kalimin e saj të fundit në VV.
Grainca tregon se qenë cak i shumë sulmeve ditëve të fundit, sa përmes shpifjeve aq edhe përmes rrjeteve sociale, me ç’rast thotë se, janë hapur shumë faqe e profile në emrin saj.
“Përmes këtij statusi dua t’ju informoj se kjo është faqja ime e vetme zyrtare dhe vetëm nga këtu ju bëj thirrje të informoheni mbi qëndrimet e shkrimet e mia”, shkruan ajo.
Ja postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
këto ditë kam qenë cak i shumë sulmeve, sa përmes shpifjeve aq edhe përmes rrjeteve sociale me ç'rast kanë hapur shumë faqe e profile në emrin tim.
Përmes këtij statusi dua t'ju informoj se kjo është faqja ime e vetme zyrtare dhe vetëm nga këtu ju bëj thirrje të informoheni mbi qëndrimet e shkrimet e mia.
Duke ju falënderuar për mbështetjen ju ftoj ta bëni 'LIKE' faqen time.
E juaja,
Adelina Grainca.