Pamjet e publikuara nga bufeja e qeverisë, vjen reagimi nga zëdhënësi i qeverisë: Kjo është e vërteta

Aktuale

Pamjet e publikuara nga bufeja e qeverisë, vjen reagimi nga zëdhënësi i qeverisë: Kjo është e vërteta

Nga: N. H Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:33
Përparim Kryeziu

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shihen pamje nga bufeja e qeverisë, dhe shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve, të cilët janë ulur nëpër karriget e bufes e po shërbehen me pije e ushqim.

“Përderisa Gastronomia është mbyllur, Ka kush na zëvendëson: Byfe-ja e Qeverise së Kosovës”, ka shkruar në mbishkrim të videos Kllokoqi.

E, lidhur me këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka demantuar lajmin, dhe ka publikuar pamjet se si duket bufeja e qeverisë, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pamja e bufesë së Qeverisë është kjo në fotot e mëposhtme.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat