Lëvizja Vetëvendosje ka marre përsipër rritjen e ndjekësve të ish-deputetes së PDK-së, Adelina Graincës, që para tre ditësh ju bashkuar partisë së Albin Kurtit.
Faqja “Vetëvendosje Diaspora” ka kërkuar nga grupi ” Të gjithë në Vetëvendosje’ që të pëlqejnë faqen zyrtare të Adelina Graincës në Facebook dhe ta mbështesin maksimalisht deputeten e Vetëvendosjes.
Adelina Grainca ishte kandidate për deputete nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, e cila fitoi ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Por, në seancën e votimit të presidentit, Grainca tradhtoi partinë nga e cila mori ulësen e deputetes duke u renditur në krahun e Albin Kurtit dhe duke votuar Vjosa Osmanin për Presindente.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/07/auto_170250888_124787486293488_3889744071198519412_n1617807850.jpg)