Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në një takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog.
Me të ajo diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, me përfundimin e suksesshëm të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gërvalla ka shfaqur besimin se me përfundimin e këtij procesi janë krijuar mundësitë që institucionet t`i adresojnë të gjitha çështjet, teksa sfidë mbetet përballja me pandeminë dhe efektet e shkaktuara nga ajo.
Gërvalla ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, për sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër.