Presidentja Vjosa Osmani, ka treguar se çfarë u diskutua në takimin që kishte me ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnett.
Osmani ka theksuar edhe njëherë se miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme e thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mbetet prioritet.
Ajo ka thënë se ia ka kumtuar ambasadorit amerikan se cilat janë prioritetet e saja si presidente e vendit.
Postimi i plotë:
Raportet e jashtëzakonshme bilaterale në mes të Republikës sonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë padyshim një bazament të fort e kaq shumë të rëndësishëm të shtetësisë sonë.
Kënaqësi të mirëpres sot në takim Ambasadorin Kosnett me të cilin diskutuam mbi prioritetet gjatë mandatit tim presidencial si dhe rëndësinë e angazhimit në drejtim të bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin pandemisë.
Poashtu, me këtë rast theksova që fokus të veçantë do të vë në konsultimet me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.
Miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme e thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mbetet përherë prioritet.