Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka kritikuar disa analistë politik, për të cilët thotë se kanë qenë në procese gjyqësore për korrupsion ose kanë qenë pjesë e partive politike në të kaluarën.
"Nuk munden me shitë moral ata që vetëm se janë dënuar nga gjykatat ose kanë qenë anëtar partish e rrjedhimisht kundërshtar direkt politik të atyre që i kritikojnë", thotë Demi.
Ai ka thënë se në këto raste, gjithmonë qytetarët ta mbajnë anën e institucioneve.
Postimi i plotë:
Kur mediat mundohen me kritiku qasjen e institucioneve përmes opinionit të analistëve ish-politikan, të dënuar nga gjykatat apo në procese gjyqësore për korrupsion, gjithmonë mbajeni anën e institucioneve. Nuk munden me shitë moral ata që vetëm se janë dënuar nga gjykatat ose kanë qenë anëtar partish e rrjedhimisht kundërshtar direkt politik të atyre që i kritikojnë.