Pas akuzave të Naim Miftarit kundrejt liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, pas deklaratave të këtij të fundit se deputeti i VV-së, Salih Zyba ka bërë rolin e sekserit të votave në çështjen e zgjedhjes së presidentit, ka reaguar deputetja Time Kadrijaj.
Ajo ka thënë se po shihet soji i kujt po e mbron Sali Zybën.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook:
“Po shihet kush është Sali Zyba, kur ka mbet me mbrojt soji i Naim Miftarit!”.