Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, është shprehur i shqetësuar për mos reagimin e degës së PDK-së në Ferizaj për deklaratat e tashmë deputetes së VV-së, Adelina Graincës.
Kjo e fundit tha se e mori vendimin të kalojë në VV dhe të votojë presidenten, pasi ashtu ishte edhe vullneti i elektoratit të saj.
Për Gecajn, mosdemantimi i kësaj deklarate të Graincës nga dega e PDK-së në Ferizaj por edhe nga qendra, do të thotë "gjumë i thellë".
Postimi i tij:
Adelina Grainca ishte nje trofe ne finalen e betejes se gjate te Kurtit kunder PDK’se, pra trofeu personal dhe nje lloj finalizimi i betejes se gjate. Ajo, z Grainca, paska deklaruar edhe per vullnetin e elektoratit te saj, pra elektoratit te PDK’se.
Dega e PDK’se ne Ferizaj, por edhe ne Qender ende asnje fjale te vetme per kete pune, tash kur ajo po flet edhe per elektoratin.
Mos te harrojme, politika pervec shkrimit, deklarimit,demantimit e argumentimit nuk eshte e njohur qe ka ndonje instrument tjeter per te komunikuar me elektorat e opinion.
N’gjume te thelle!