Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur për votat e deputetëve të partisë për Vjosa Osmanin.
Ajo ka thënë se LDK-ja e ka bërë këtë veprim për të mos e bllokuar formimin e institucioneve.
”Pa votat e LDK-së nuk do të kishte mundësi të zgjidhej Presidenti, andaj LDK-ja nuk deshi ta bllokonte këtë proces.
E kemi votuar pa asnjë kusht vetëm për të mos e bllokuar zgjedhjen e Presidentit dhe që të mos shkohet në zgjedhje”, ka thënë Gaxherri.