Anëtari i Këshillit Drejtues në PDK, Lirak Çelaj, ka folur për krjimin e institucioneve dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente.
Ai ka thënë se tashmë janë krijuar të gjitha institucionet dhe se ‘topi është tek Kurti’.
”Tash topi është te Kurti, i ka të gjitha institucionet dhe i takon që t’i bashkojë të gjithë, por edhe të arrijë kompromise, qoftë edhe me opozitën.
Deri më tani, e kemi parë se Kurti i ka shkelur premtimet e tij qysh në dy javët e para të qeverisjes”, ka thënë Çelaj.