Historiani Shkodran Imeraj, po kërkon drejtësi për masakrën e Lybeniqit të kryer nga forcat serbe 22 vjet më parë.
Në bjeshkën e Lybeniqit u masakruan nëntë banorë, nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe.
Në këtë masakër u ishin edhe tre fëmijë të cilat nuk u kursyen nga kriminelët serbë.
“Muhamet (Qamil) Ukshinaj (tetëmbëdhjetë muajsh), Leonard (Osmon) Alimehaj (shtatë vjeçar) dhe Fatmir (Ahmet) Alimehaj (shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili ishte i sëmurë), të cilët u vranë dhe u masakruan në mënyrat me ç’njerëzore me 7 prill të vitit 1999”, shkruan Imeraj në Facebook.
Postimi i plotë:
Drejtësi për Lybeniq
Sot u mbushën plotë 22 vjet që kur me 7 prill të vitit 1999, forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe kryen masakrën e tretë ndaj banorëve të fshatit Lybeniq (dukë vrarë nëntë banorë), masakër kjo e kryer në bjeshkën e Lybeniqit.
Sot pas me shumë se dy dekada, dua të kujtoj fëmijët e mitur, Muhamet (Qamil) Ukshinaj (tetëmbëdhjetë muajsh), Leonard (Osmon) Alimehaj (shtatë vjeçar) dhe Fatmir (Ahmet) Alimehaj (shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili ishte i sëmurë), të cilët u vranë dhe u masakruan në mënyrat me ç’njerëzore me 7 prill të vitit 1999.
Me 7 prill 1999, në bjeshkën e Lybeniqit u vranë dhe u masakruan: Muhamet (Qamil) Ukshinaj, Leonard (Osmon) Alimehaj, Fatmir (Ahmet) Alimehaj, Hate (Qerim) Stojkaj-Alimehaj, Hatmone (Isni) Hamzaj-Alimehaj, Osmon (Tahir) Alimehaj, dhe Shyhrete (Shaban) Zenelaj-Ukshinaj, të cilët ende janë të zhdukur, ndërsa janë gjetur dhe identifikuar: Ferdone (Isni) Hamzaj-Alimehaj dhe Qamil (Brahim) Ukshinaj.