Morina e LDK-së: Nuk do t’i lirojmë zyret në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Aktuale

Morina e LDK-së: Nuk do t’i lirojmë zyret në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 00:25
Afërdita Morina

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Afërdita Morina, ka thënë se Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës në këtë qytet, ka lëshuar një vendim që anëtarët e këtij subjekti duhet t’i lirojnë zyret që i kanë në objektin e Kuvendit Komunal.

“Ka 20 vjet që jemi në ato zyre, objekti është pronë e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe sot kemi marrë një vendim nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në të cilin thuhet se deri më 15 prill më së largu detyrohemi t’i lirojmë zyret. Nëse nuk i lirojmë, në një pikë të atij vendimi thuhet se me dhunë mund të largohemi nga zyret tona”.

“Ne nuk do t’i lirojmë zyret, ato janë pronë e Kuvendit Komunal. Në kohën kur LDK-ja ishte në krye të Komunës, asambleja kishte votuar për një vendim që subjektet që marrin besimin e qytetarëve duhet t’u mundësohet të kenë zyre pa pagesë në objektin e Kuvendit Komunal. Ky vendim sa dimë ne deri tani nuk është shfuqizuar asnjëherë. Ne nuk kemi as ku ta dërgojmë inventarin që e kemi në zyre”.

“Haskuka nuk duhet të keqpërdor detyrën që të nxjerr vendime të tilla për rivalët e tij politik. Me sa kam parë edhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren ka thënë se edhe atyre iu është kërkuar që t’i lirojnë zyret”, ka thënë Morina në Edicionin Special.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat