Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç.
Personi i parë që e mori vaksinën antiCOVID-19 në Kosovë nga kjo kategori është minatori Maliq Sejdiu 89 vjeçar i cili jeton në Prishtinë.
Pas Sejdiut vaksinën AstraZeneca e mori Abide Hoxha 86 vjeçare, po ashtu banore e Prishtinës.
Kështu po vazhdon procesi i vaksinimit.