Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ka pritur në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti, deputetin Erxhan Galushi dhe zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Gazmend Salijeviq.
Ai ka thënë se ky komunitet përfaqëson një pjesë integrale të shoqërisë së Kosovës.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë romët e Kosovës.
Gjthashtu edhe të gjitha komunitetet e tjera që të jenë pjesë gjithëpërfshirëse e të gjitha sferave të jetës publike në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.