Ka nisur procesi për vaksinimin e të moshuarve.
Interesim i madh i personave të moshës mbi 85 vjeç ka pasur në sallën “1 Tetori”, për tu vaksinuar kundër Covid-19.
Vaksinimi i personave të moshës mbi 85 vjeç ka filluar të enjten në Prishtinë dhe disa komuna tjera të Kosovës si në Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri.
Nga fotografi shihen të moshuar duke pritur në radhë për tu vaksinuar.