Para pak çastesh qarkulloi një lajm se deputetët e VV-së, Fjolla Ujkani dhe Gazmend Gjyshinca kanë thyer rregullat e pandemisë, pasi u panë duke pirë kafe së bashku pa masa mbrojtëse.
Menjëhere pas kësaj ka reaguar deputetja nga radhët e VV-së, Fjolla Ujkani duke demantuar lajmin.
Ujkani shprehet që nuk ka qenë me deputetin Gjyshinca duke sqaruar që në foto nuk është ajo, përcjell "Bota sot".
Më tej, ajo shton se Gjyshinca nuk kishte shkelur asnjë rregull pasiqë sipas Ujkanit, deputeti kishte marrë kafen “take away” duke respektuar vendimin e fundit të MSH-së.
Postimi i plotë
Sapo e pashë lajmin që deputetët e LV-së, Fjolla Ujkani e Gazmend Gjyshinca, thyejnë rregullat e pandemisë. Së pari, unë s’jam fare në atë foto dhe nuk e di nga ka ardhur konkluza se unë kam thyer rregullat, dhe së dyti ndonëse nuk jam aty, sa e pashë Gazmendi nuk ishte në lokal dhe ishte duke e marrë kafe nga jashtë lokalit “take aëay” ashtu siç thuhet edhe në vendimin e fundit të MSH-së.
Ps. Unë as nuk e konsumoj cigarën e as kafenë .