Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që ende nuk e di nëse do të marrë pjesë kur Qeveria Kurti t’i ftojë në diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thotë se duhet fillimisht të shohin platformën e Qeverisë dhe temat të cilat do të diskutohen.
“Secili institucion i ka përgjegjësitë e veta. Qeveria i ka përgjegjësisë e veta edhe me ligj edhe me Kushtetutë, presidentja i ka përgjegjësitë e veta bazuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligj, dhe opozita i ka përgjegjësitë e veta si opozitë prandaj secila prej këtyre brenda përgjegjësive të veta ligjore dhe kushtetuese duhet më i kry punët e veta, por përgjegjësia kryesore është barrë e qeverisë dhe presidencës”.
Sipas tij, përgjegjësinë kryesore për çështjen e dialogut me Serbinë, e ka Qeveria dhe Presidenca.
“Ne s’mund të flasim për situata hipotetike, ne presim se çka do të veprojë Qeveria dhe si do të veproj presidenca, cila është platforma e tyre, mbi bazën e çfarë dokumente, cila tema dhe pastaj mund të flasim”, tha Hamza.